Ka vetëm dy ditë që është i disponueshëm në mbarë botën. Prej mëse një viti ishte një ekskluzivitet vetëm i iOS.
Vetëm pak javë pasi debutoi në Android, Clubhouse tashmë është shkarkuar 1 milionë herë në Google Play Store.
Pavarësisht këtij interesi të lartë, Clubhouse vijon të jetë një shërbim që mund të përdoret vetëm përmes një ftese. Kështu përdoruesit e rinj duhet të sigurojnë ftesa nga përdoruesit ekzistues të Clubhouse përpara se ti bashkohen platformës së komunikimit audio.
Clubhouse debutoi javën e dytë të muajit Maj në Android por vetëm në SHBA. Pak javë më vonë dhe kompania e bëri aplikacionin të disponueshëm në mbarë botën.
Ka vetëm dy ditë që është i disponueshëm në mbarë botën. Prej mëse një viti ishte një ekskluzivitet vetëm i iOS.
Që nga fillimi i 2021 aplikacioni është rritur më tepër në popullaritet. Deri në Shkurt të këtij viti raportohet se është shkarkuar 13 milionë herë.
Sakaq Android ka një bazë më të gjerë përdoruesish krahasuar me iOS dhe Clubhouse në këtë platformë pritet të kalojë numrin e shkarkimeve të iOS së shpejti.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë