Megjithatë kanë bërthamat e reja Cypress Cove të cilët sjellin përmirësime nga dizajnët 10-nanometër tek prodhimi 14-nanometër. Kështu Intel ka rritur shpejtësinë dhe sjellë grafikat e integruara Intel Xe.
Procesori flagship i Intel për 2021 është Core i9-11900K i cili do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit. Prodhuesi i çipeve tregoi atë çfarë po vjen këtë vit në konferencën CES.
Core i9-11900K ka 50% më shumë performancë grafike dhe 19% më shumë instruksione për cikle (IPC).
Me 8 bërthama dhe 16 threads, Core i9-11900K ka frekuencë maksimale deri në 5.3Ghz. procesori ka mbështetje për memorien RAM DDR4 3200Mhz, një total prej 20 linjash PCIe 4.0.
Intel nuk dha informacione dhe datës së shitjeve e as kostos që do të ketë. Pavarësisht se është gjenerata e 11-të, çipet e reja Rocket Lake-S janë teknikisht çipe 14-nanometër, pra nuk përdorin arkitekturën 10-nanometër.
Megjithatë kanë bërthamat e reja Cypress Cove të cilët sjellin përmirësime nga dizajnët 10-nanometër tek prodhimi 14-nanometër. Kështu Intel ka rritur shpejtësinë dhe sjellë grafikat e integruara Intel Xe.
Sipas Intel kalimi nga konfigurimi me 10 bërthama dhe 20 threads të Core i9-10900K në 8 bërthama dhe 16 threads në Core i9-11900K është për shkak se çipet 10-nanometër mund të akomodojnë aktualisht vetëm 8 bërthama.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë