Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Dark Mode nuk bën ndonjë diferencë të madhe në jetëgjatësinë e baterisë.

E gjitha varet edhe për nga përdorimi i telefonit. Sipas tyre kursimi i energjisë është aq i vogël saqë përdoruesit vështirë të bëjnë dallimin. Në shkëlqim 100%, dark mode kursente 39-47% të baterisë.

Dark Mode nuk bën ndonjë diferencë të madhe në jetëgjatësinë e baterisë.

Është krijuar një besim se përdorimi i dark mode në smartfonët që kanë ekrane OLED përmirëson jetëgjatësinë e baterisë. Kjo sepse ekrane OLED konsumojnë shumë pak ose thuajse aspak energji duke pasqyrojnë ngjyrën e zezë. Në të kundërt konsumojnë shumë më tepër energji kur tregojnë përmbajtje me ngjyra të forta.

Një studim i publikuar së fundi thotë se dark mode përmirëson shumë pak jetëgjatësinë e baterisë. Hulumtuesit e Universitetit Purdue testuan gjashtë aplikacione shumë popullore me dark mode në Google Play Store: Google Maps, Google News, Google Phone, Google Calendar, YouTube dhe Calculator. Testime u bënë në telefonët Pixel 2, Pixel 3, Pixel 5 dhe Moto Z3.

Studimi thotë se shumica e përdoruesve kanë shkëlqim automatik në smartfonin e tyre i cili mban nivelin e shkëlqimit në 30-40% në ambiente të brendshme. Hulumtuesit gjetën se dark mode me ekran me shkëlqim 30-50% përmirësim jetëgjatësinë e baterisë mesatarisht 3-9%.

E gjitha varet edhe për nga përdorimi i telefonit. Sipas tyre kursimi i energjisë është aq i vogël saqë përdoruesit vështirë të bëjnë dallimin. Në shkëlqim 100%, dark mode kursente 39-47% të baterisë.

Një tjetër zbulim interesant ishte se energjia e konsumuar nga ekrani OLED me nivele të ulëta shkëlqimi ishte e barbartë me energjinë e konsumuar me nivele të larta shkëlqimi kur dark mode ishte aktivizuar. Kjo do të thotë se kur keni të aktivizuar dark mode, mund të dërgoni në nivele maksimale shkëlqimin pa konsumuar më shumë bateri.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Samsung Galaxy Note 9

26,990 L