Në fillimet e veta motori nuk do të tregojë reklama por në të ardhmen do të ofrohet opsione premium për një shfletues pa reklama me pagesë fikse.
Brave Search, motori i kërkimit nga kompania që ka ndërtuar shfletuesin Brave, tashmë është i gatshëm për tu testuar.
Motori i kërkimit mund të përdoret në versionet mobile dhe desktop të shfletuesit Brave ose në çdo shfletues tjetër duke shkuar në https://search.brave.com/.
Prezantuar për herë të parë në muajin Mars, motori i kërkimit Brave është produkt i blerjes së Tailcat, një motor kërkimi zhvilluar nga ekipi Cliqz.
Brave thotë se motori i kërkimit është testuar me mbi 100 mijë përdorues. Vetë shfletuesi i kompanisë muajin e kaluar kapërceu 32 milionë përdorues aktivë në muaj, një rritje nga 25 milionë që ishte në Mars.
Brave Search është ndërtuar mbi një indeks të pavarur, dhe nuk gjurmon përdoruesit, kërkimet e tyre dhe as klikimet. Ajo që e dallon nga shfletuesit e tjerë janë pavarësia, privatësia dhe transparenca.
Në fillimet e veta motori nuk do të tregojë reklama por në të ardhmen do të ofrohet opsione premium për një shfletues pa reklama me pagesë fikse.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë