Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Debuton OnePlus Nord 2 me procesor MediaTek dhe karikim 65-vat

Versioni 6GB/128GB do të shitet vetëm në Indi. Ndërsa modeli 8/128GB kushton 399 euro dhe 12/256GB prej 499 euro. Smartfoni del në shitje në Evropë nga data 28 Korrik.

Debuton OnePlus Nord 2 me procesor MediaTek dhe karikim 65-vat

OnePlus zyrtarisht prezantoi Nord 2, smartfonin më të fundit të rangut të mesëm me ekran 90Hz dhe një çip të fuqishëm ndërtuar nga MediaTek. Nord 2 është pasardhësi i smartfonit shumë popullor OnePlus Nord i vitit të kaluar.

Edhe pse ka një çmim ndjeshëm më të ulët sesa seritë e kushtueshme OnePlus 9, Nord 2 ka shumë funksionalitete që ofrojnë modelet premium.

Specifikat dhe funksionalitetet

OnePlus Nord 2 ka një kornizë prej polikarboni i cili qëndron në mes të paneleve Gorilla Glass 5 në ekran dhe kapakët e pasmë. Ekrani prej 6.43-inç FHD+ 90Hz AMOLED ka një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Në brendësi të smartfonit gjendet procesori flagship MediaTek Dimensity 1200 ndërtuar mbi arkitekturën 6-nanometër. Është hera e parë që OnePlus përdor një procesor jo nga Qualcomm.

Çipi Dimensity përfshin 8 bërthama ku 4 janë Cortex-A78 dhe 4 janë Cortex-A55 me frekuencë 2Ghz. Një procesor Cortex-A78 është i performancës së lartë me frekuencë 3Ghz ndërsa tre të tjerët e ngelur janë në frekuencën 2.6Ghz.

Bërthamat procesorike shoqërohen nga një grafikë Mali-G77 MP9 dhe modem Helio M70 të frekuencave 5G nën-6Ghz. OnePlus Nord 2 shitet në variantet 6GB dhe 8GB RAM me 128 dhe 256GB memorie UFS 2.1.

Smartfoni fuqizohet nga një bateri 4,500mAh me karikimin e shpejtë Warp Charging prej 65-vat. OnePlus Nord 2 karikohet nga 0-100% për 35 minuta.

Sistemi i kamerave të pasme përbëhet nga një sensor kryesor Sony IMX766 50-meapiksel f/1.8 me stabilizim optik, një sensor 8-megapiksel f/2.2 me kënd super të gjerë dhe një sensor monochrome 2-megapiksel.

Sensori 50-megapiksel është i njëjti i përdorur në OnePlus 9 Pro. Kamera selfie ka një sensor Sony IMX615 f/2.45 prej 32-megapiksel.

Funksionalitete ekstra janë Wi-Fi 6, Bluetooth 5.2, NFC, USB-C dhe dy karta SIM. OnePlus Nord 2 vjen me OxygenOS 11.3 bazuar në Android 11 dhe me premtimin e dy versioneve madhore Android dhe tre vite përditësime sigurie.

Çmimi dhe disponueshmëria

OnePlus Nord 2 do të shitet në variantet 6/8GB RAM dhe 128/256GB memorie dhe tre ngjyra Blu, Jeshile dhe Gri.

Versioni 6GB/128GB do të shitet vetëm në Indi. Ndërsa modeli 8/128GB kushton 399 euro dhe 12/256GB prej 499 euro. Smartfoni del në shitje në Evropë nga data 28 Korrik.

Copyright: © PCWorld Albania