XPS 13 vjen me një model të ri tashmë me procesorët e fundit Core Ultra 200V. Është hera e tretë që Dell ka rimodeluar laptopin e saj shumë popullor gjatë vitit.
Nëse dëshironi të kuptoni ku qëndron çudia me atë që mund ta quajmë viti më i çuditshëm i harduerit për kompjuterët, mjafton të shikoni drejt pajisjes më të fundit të Dell.
XPS 13 vjen me një model të ri tashmë me procesorët e fundit Core Ultra 200V. Është hera e tretë që Dell ka rimodeluar laptopin e saj shumë popullor gjatë vitit.
I pari u pajis me çipin Core Ultra në Prill, më pas në Korrik Dell lançoi variantin Snapdragon dhe tani vjen me një tjetër çip.
Procesorët e rinj kanë një NPU prej 48 TOPS për proceset AI si dhe një performancë dukshëm më të lartë mes bërthamave P dhe E. Intel gjithashtu pretendon se grafika e re Xe2 është 32 përqind më e shpejtë sesa ajo që gjendet në procesorët e kaluar Core Ultra, 16 përqind më e shpejtë sesa grafikat e procesorëve HX 360 të AMD dhe 68 përqind më e fuqishme sesa grafika e procesor Qualcomm Snapdragon X Elite.
Dhe duke qenë se Core Ultra 200V është një procesor x86 nuk ka probleme me pajtueshmërinë e aplikacione në Windows apo performancën e tyre që u vu re me çipet ARM të Qualcomm.
I vetmi problem me laptopin e fundit Dell është se nuk mund të shtoni memorien RAM sepse çipet Core Ultra 200V kanë RAM të integruar.
Përtej çipit Dell thotë se XPS 13 është i pari që ka ekran tandem OLED, një teknologji e cila mbivendos dy panele OLED për ndriçim më të fortë. XPS 13 premton deri në 26 orë jetëgjatë baterie duke parë video në ekranin e saj 1080p+.
XPS 13 me procesorët Intel Core Ultra 200V do të kushtojë 1,400 dollarë për variantin bazë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë