Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Disa përdorues të Windows 11-ës u ballafaquan me ekranin blu të vdekjes pas një përditësimi

Ky problem është shfaqur tek përdoruesit e Windows 11-ës të cilët kanë instaluar përditësimin KB5029351 dhe përmban rregullimet e zakonshme mujore.

Disa përdorues të Windows 11-ës u ballafaquan me ekranin blu të vdekjes pas një përditësimi

Microsoft tha se po heton disa raportime të Ekraneve Blu të Vdekjes me një mesazh “Unsupported_Processor” të shfaqet menjëherë.

Ky problem është shfaqur tek përdoruesit e Windows 11-ës të cilët kanë instaluar përditësimin KB5029351 dhe përmban rregullimet e zakonshme mujore.

Gjithashtu problemi ishte më prezent tek përdoruesit e disa pllakave amë MSI. “Jemi duke hetuar për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga Microsoft,” tha kompania.

The Verge raportoi se kishin hasur problemin në një kompjuter Windows 11 me Core i9-13900KS dhe pllakë amë SMI MPG Z690 Carbon Wi-Fi.

Disa përdorues të tjerë në Reddit kanë raportuar të njëjtin mesazh pasi instalimit të përditësimit dhe ishin të gjithë me procesorë Intel dhe pllaka amë MSI.

Në këto moment Microsoft ka tërhequr përditësimin KB50229351 për sistemet e prekura por mbeten i disponueshëm për përdoruesit e tjerë. 

Copyright: © PCWorld Albania