Skanoni qiejt me dronat më të mirë të 2024 DJI. Nuk ka rëndësi nëse keni eksperiencë apo ende nuk i keni përvetësuar të gjitha teknikat e fluturimit pasi DJI është lehtësisht I kontrollueshëm nga çdo videograf. Në pamje të parë mund tju surprizojnë përmasat e vogla të dronave DJI dhe filloni të pyesni veten si kjo pajisje kaq e vogël mund tju ofrojë një performancë fantastike, por me fluturimin e parë do të kuptoni pse DJI është jo më kot brandi I preferuar I dronave nga profesioninstët.
Një dron kompakt, I palosshëm, me sensorë stabilizimi, pamje të qarta pa zhurmë në portrait ose landscape, modaliteti automatik, gjurmimi i pengesave, këto janë disa prej veçorive kryesore që një videograf kërkon tek droni i tij dhe pa dyshim qe DJI i plotëson këto kërkesa madje i tejkalon ato.
Mes shumë opsioneve të mrekullueshme mund të përmendim DJI Mini 3, I cili vjen me çmim mjaft ekonomik kundrejt një performance të jashtëzakonshme, me kualitet 4K HDR të videos duke mos humbur asnjë detaj apo ngjyrë fantastike si dhe bateri jetëgjate. Gjithashtu mund të përmendim DJI Mini 3 Pro, një prej dronave ideale për një profesionist me buxhet të limituar. Ky dron është I pajisur me sensorë të dyfishtë dhe siguri të përmirësuar. Peshon më pak se 300 gram, mund të paloset dhe mundëson vetëm kualitetin maksimal të videove. Kush nuk do e dëshironte një dron kompakt që mund ta marrë lehtësisht me vete në çdo rrugëtim.
Pak më të kushtueshëm por edhe më mahnitës natyrisht janë DJI Mavic 3 Classic dhe DJI FPV Combo. Të dy pajisjet përmbushin standardet rigoroze të harduerit dhe softuerit të Hasselblad, kamera gimbal me 3 boshte realizon video 4K me 60 fps, profili I ngjyrave është surprizues, gjithashtu këta drona ju ofrojnë gjurmim të avancuar, manovra të automatizuara të stilit pro dhe aftësinë për të qëndruar me saktësi pezull për shkrepje me kalim kohe dhe me ekspozim të gjatë.
Ëmbelsira për në fund me DJI Mavic 3 Fly More Combo, droni që simbolizon profesionalizmin në videografi. I pari dron me kamer me konfigurim të dyfishtë me tre boshte. Për herë të parë kamera e tij vjen me kënd të gjerë 20 MP dhe CMOS 4/3″ nga prodhuesi legjendar i kamerës Hasselbland dhe zmadhim hybrid 28x. Sigurisht që zotëron një bateri jashtëzakonisht jetëgjatë deri në 6 orë duke lejuar dronin të fluturojë për 46 minuta. Sensorët e këtij droni të mrekullueshëm, modaliteti automatik dhe gjurmimi i pengesave prej 15 metër distancë e bëjnë të pamundur përplasjen e tij me elementët rrethues. Një tjetër veçori surprizuese e DJI Mavic 3 Fly More Combo është aftësia për të qëndruar pezull, kjo është vendimtare për çdo videograf por edhe për fotografët të cilët tashmë kanë mundësinë të ulin shpëjtësine e diafragmës për të shkrepur imazhe të qarta deri në 8 sekonda.
Nuk duhen më shumë se një ose dy minuta nga momenti kur droni qëndron i palosur në çantën tuaj të shpinës derisa të jetë në ajër duke kapur imazhe mbresëlënëse ose duke krijuar video të bukura. Asnjëherë nuk ka qenë kaq e lehtë për ta përgatitur atë. Thjesht nxirreni nga çanta e shpinës dhe shpalosni helikat. Kjo është veçanërisht e dobishme kur jeni me nxitim dhe keni nevojë për të kapur një shkrepje ose video të fundit përpara se momenti të kalojë.
Si përfundim nuk ka asnjë produkt tjetër në treg deri më sot që realizon punën më mirë se dronat DJI, dhe natyrisht që Shpresa Al e mundëson këtë brand elitar për klientët e saj. E vetmja në Shqipëri që sjell produktet më të fundit të tregut botëror, nga brandet e mirënjohura në fushat përkatëse me çmimet më të mira në treg dhe transportin më të shpëjtë në vend. Shpresa Al hap dyert për ju në shumë qytete të Shqipërise, ose mundësinë e blerjes online nga webi I saj për të bërë tuajën një prej dronavë të jashtëzakonshëm DJI. Lejoni Shpresa Al tju shpalosë të ardhmen në duart tuaja me fuqinë e teknologjisë.
Për të parë të gjithë gamën e produkteve DJI kliko ketu
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë