Versioni më i fundit i 101.4962 të driverave është i disponueshëm për kartat grafike Arc dhe Intel Xe duke sjellë rritje të madhe performance.
Driverat grafik të Intel vijojnë të ofrojnë më shumë performancë në lojëra DX12, veçanërisht duke rritur performancën në titujt DX11 me 750 përqind.
Versioni më i fundit i 101.4962 të driverave është i disponueshëm për kartat grafike Arc dhe Intel Xe duke sjellë rritje të madhe performance.
Po përtej kësaj, driveri i ri shton mbështetjen për lojërat The Talos Principle 2, Robocop: Rouge City, Star Ocean II Remake, COD: MW3 Remake, dhe Like a Dragon Gaiden: The Man Who Erased His Name.
Sa i përket rritjes së performancë, konkretisht titujt DX12 si Returnal shohin një rritje prej 53 përqind ndërsa tituj si Halo: The Master Chief Collection, që është një lojë DX11 sheh një rritje performance me 750 përqind.
Mëposhtë kemi renditur lojëra të cilat përfitojnë nga rritje e performancës në kartat grafike Arc me përditësimin më të fundit të driverave:
Këto rritje performance janë të prekshme të gjitha në Ultra Settings dhe rezolucionin 1080p. Përditësimi i driverave është i disponueshëm për Windows 10 Përditësimi i Tetorit 2020 deri në Windows 11 Përditësimi i Shtatorit 2022.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë