Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Dropbox vendos kufizime të hapësirës për shkak të abuzimit me kripto

Kompania ka në fuqi politika të cilat ndalojnë sjelljen abuzive megjithatë Dropox ka vendosur të adoptojë një kufi për hapësirën e planit Advanced.

Dropbox vendos kufizime të hapësirës për shkak të abuzimit me kripto

Dropbox ka vendosur të heqë hapësirën pa limit të planit Advanced duke cituar praktika të dyshimta në përdorimin e tij. Përmes një postimi në blog, kompania tha se njerëzit po përdorin planin Advanced “jo për të drejtuar një biznes apo organizatë, por për kripto dhe Chia mining e në disa raste dhe po rishesin hapësirën.”

Dropbox tha se aktorë të këqij po përdorin sasi mijëra herë më të larta sesa konsumatorët e biznesit duke rrezikuar destabilizimin e shërbimit për të gjithë konsumatorët.

Kompania ka në fuqi politika të cilat ndalojnë sjelljen abuzive megjithatë Dropox ka vendosur të adoptojë një kufi për hapësirën e planit Advanced.

Mbi 99 përqind e konsumatorëve të këtij plani sipas kompanisë përdorin maksimalisht 35TB hapësirë për licencë. Të gjitha versionet e planit Advanced tashmë do të kenë maksimalisht 1000TB hapësirë.

Tani e tutje kushdo që blen një plan Advanced me tre licenca do të marrë në total 15TB hapësirë ku çdo licencë shtesë shton 5TB të tjera.

Por nga 18 Shtatori Dropbox do të ofrojë shtesa prej 10 dollarësh për 1TB për përdoruesit e rinj dhe nga 1 Nëntori për përdoruesit ekzistues. 

Copyright: © PCWorld Albania