Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Duke filluar nga Nëntori Facebook dhe Instagram do të ofrojnë plane me pagesë dhe pa reklama për përdoruesit Europianë

Meta thotë se të dhënat e përdoruesve të abonuar nuk do të përdoren për qëllime reklamimi. Për momentin abonimi përfshin të gjithë llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të përdoruesit.

Duke filluar nga Nëntori Facebook dhe Instagram do të ofrojnë plane me pagesë dhe pa reklama për përdoruesit Europianë

Meta konfirmoi se do të ofrojë ofrimin e planeve pa pagesë me reklama për përdoruesit në Europë duke filluar nga muaji Nëntor.

Përdoruesit të cilët jetojnë në zonën ekonomike Europiane, në Bashkimin Europian dhe Zvicër do të mund të përdorin të dy platforma pa reklama për një tarifë mujore prej 10 eurosh nëse regjistrohen nga uebi dhe 13 eurosh nëse regjistrohen nga aplikacionet mobile në Android dhe iOS.

Kjo diferencë vjen për shkak se Apple dhe Google marrin komisione për pagesat e aplikacioneve në Android dhe iOS.

Meta thotë se të dhënat e përdoruesve të abonuar nuk do të përdoren për qëllime reklamimi. Për momentin abonimi përfshin të gjithë llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të përdoruesit.

Duke filluar nga 1 Marsi i vitit të ardhshëm, përdoruesit duhet të paguajnë 6 euro në ueb dhe 8 euro në iOS dhe Android për secilën prej llogarive ku dëshirojnë të mos shohin reklama.

Përdoruesit ende do të kenë shansin të përdorin Facebook dhe Instagram pa pagesë por me reklamat e tyre në kohështrirjet e përdoruesve. Planet vinë në përgjigje të rregullores së re Europiane siç është Akti i Tregjeve Dixhitale së bashku me interpretimin më të rreptë i GDPR. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L