Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Ekosistemi Galaxy; Pajisjet më të fuqishme që rrisin produktivitetin dhe ju vijnë në ndihmë në çdo kohë

Për t’u përshtatur me përvojat premium të softuerit, hardueri i serisë Galaxy Tab S9 përmban karakteristika ikonike të dizajnit Galaxy nga telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S, siç është e njëjta strukturë e mrekullueshme e kamerës.

Ekosistemi Galaxy; Pajisjet më të fuqishme që rrisin produktivitetin dhe ju vijnë në ndihmë në çdo kohë

Sot gjithmonë e më shumë jemi të lidhur me pajisjet elektronike. Aparatët celularë, tabletët, ora si një pajisje e zgjuar dhe jo thjesht një aksesor, na vijnë në ndihmë me kryerjen e detyrave të thjeshta, deri tek ato më të komplikuarat. Të qenët multitasking në ditët e sotme, duket se është një ‘must’ dhe jo thjesht një zgjedhje. Por për të qenë gjithmonë produktivë dhe efikasë, lind nevoja e një ekosistemi që ndërlidh të gjitha pajisjet që ne përdorim. Shpërndarja e materialeve nga një pajisje në tjetrën pa më të voglin mundim, dërgimi i mesazheve në nxitim e sipër nga ora juaj, apo plotësimi i një tabele Excel përmes telefonit, mund të duken si gjëra futuristike për disa. E për çdokush që njeh mjaft mirë fuqinë e ekosistemit Galaxy është thjesht realiteti i përditshëm. Më poshtë do të listojmë vetëm disa nga pajisjet më të fuqishme të Samsung, që do jua bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

Gjenerata e pestë e pajisjeve të palosshme Galaxy: Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 janë pajisjet e radhës të pakrahasueshme të palosshme që zhbllokojnë aftësi të jashtëzakonshme të kamerës e shumë opsioneve të tjera të telefonave inteligjentë. Me performancë të fortë dhe një bateri të optimizuar të mundësuar nga procesori më i fundit, seria Samsung Galaxy Z transformon atë që është e mundur të bësh me një smartphone – të hapur ose të mbyllur. Me një nga këto pajisje mund të kryeni në mënyrë të pandërprerë disa detyra njëkohësisht. Por më e rëndësishmja është të shprehurit të vetvetes. Me një dritare të re Flex Window, 3,78 herë më e madhe se gjenerata e mëparshme, me një gamë të gjerë aftësish ekzistuese dhe të reja, i mbyllur, Galaxy Z Flip5 apo Galaxy Z Fold5 janë më të përdorshëm se kurrë më parë. Nga Flex Window, aksesoni shpejt dhe pa mundim informacione të dobishme dhe mund të bëni një sërë veprimesh, kryerje telefonatash, përgjigje mesazhesh, kontrolli i playlistët etj. FlexCam, Dual Preview, Super Steady, Auto Framing dhe shumë përmirësime falë AI, do të shndërrojnë këdo në një artist të vërtetë.  Këto pajisje ofrojnë produktivitet të fuqishëm në një ekran të madh dhe u mundësojnë përdoruesve të kryejnë detyra të rëndësishme nga kudo, por për këdo që është pak më i varur nga ekrani më i madh, tre modelet, Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra kryesojnë në kategorinë e tabletëve, duke ofruar përvoja për përdoruesit në një dizajn të plotë premium.

Me bateri të optimizuar, ekran që siguron një përvojë kinematografike përmes tingujve dhe imazhit, këto tabletë janë krijuar për të frymëzuar produktivitetin spontan si dhe për të rritur kreativitetin. Seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese me aplikacione të reja dhe të përmirësuara për çdo pasion personal. Çdo pajisje premium Galaxy Tab S9 vjen së bashku me një mjet që përdoruesit e tabletëve e preferojnë shumë: lapsin Galaxy S. Duke ofruar një përvojë të ngjashme me stilolapsin në letër, seritë Galaxy Tab S9 dhe S Pen tani janë të dy të vlerësuarat me IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ju dhënë më shumë mundësi përdoruesve shprehin idetë e tyre. Ekranet zhytëse të serisë Galaxy Tab S9 janë sfondi ideal për çdo projekt. Me Multi Window, deri në tre aplikacione mund të shfaqen si një rrjet i organizuar i dritareve lehtësisht të rregullueshme. Bëni kërkime në një shfletues, referojuni një imazhi nga Galeria Samsung dhe skiconi idetë në Samsung Notes, të gjitha njëkohësisht në një pamje. Ose me pamjet Pop-Up, aplikacionet mund të shikohen si dritare lundruese ndërkohë që shfaqin ende ekranin e plotë bazë.

Me përvojën e veçantë të pajisjes, seria Galaxy Tab S9 gjithashtu integrohet pa probleme në ekosistemin Galaxy. Përdorimi i mjeteve krijuese është i thjeshtë kur tabletët Galaxy Tab S9 janë të lidhur me pajisje të tjera.  Për t’u përshtatur me përvojat premium të softuerit, hardueri i serisë Galaxy Tab S9 përmban karakteristika ikonike të dizajnit Galaxy nga telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S, siç është e njëjta strukturë e mrekullueshme e kamerës. Por veç përkushtimit për të sjellë më të mirën ndaj klientëve, Seria Galaxy Tab S9 është një shembull tjetër i përkushtimit të Samsung për të sjellë teknologji që pasuron jetën e njerëzve, pa kompromis.

Dhe për t’i dhënë një prekje plot stil dhe klas, portofolit të pajisjeve tuaja të plotëfuqishme, duhet të bëni tuajin aksesorin më të bukur dhe util që mund të mbani në kyçin e dorës. Galaxy Watch6 është pajisja që nuk tregon vetëm orën, por ju dikton zakone më të shëndetshme, do të ndryshojë stilin e jetës suaj dhe do t’ju afrojë drejt zgjedhjeve më të zgjuara. Nga gjumi, stërvitja, tek të dhënat mbi vlerat ushqyese, Samsung po ofron mënyra të reja dhe të përshtatshme për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë dhe të ndërmarrin veprime për një shëndet dhe mirëqenie më të mirë, çdo ditë dhe çdo natë. Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic , janë krijuar për të ndihmuar përdoruesit të ndërtojnë zakone më të shëndetshme gjatë përditshmërisë së tyre e jo vetëm. Këto pajisje inteligjente do të zëvendësojnë dhjetra aplikacione e pajisje të tjera dhe do t’ju ofrojnë një përvojë premium. Seria Galaxy Watch6 ofron analiza të thella të faktorëve të rezultatit të gjumit, qasje të përshtatura të përsonalizuara për të vendosur objektiva reale fitnesi, përmes programeve të personalizuara të fitnesit dhe këshillave mbi vlerat ushqyese e shumë e shumë opsione të tjera

Pajisjet e mësipërme janë vetëm disa nga më të rëndësishmet, pasi këto tëfundit plotësojnë dhe tejkalojnë nevojat e veçanta të përdoruesve të sotëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 44MM

17,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 40MM

15,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L