Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Eksplorojmë veçoritë e serisë së re Samsung Galaxy Tab S9

Seria Galaxy Tab S9 ju ofron lirinë dhe fleksibilitetin që meritoni për të punuar dhe krijuar kudo.

Eksplorojmë veçoritë e serisë së re Samsung Galaxy Tab S9

Ndërsa epoka digjitale vazhdon të evoluojë, po ashtu evoluojnë edhe pajisjet që na fuqizojnë për të shpalosur potencialin tonë krijues. Njihuni me pajijset më të fundit që po magjepsin botën e arkitektëve, stilistëve, shkrimtarëve dhe krijuesve të të gjitha llojeve – serinë e re Samsung Galaxy Tab S9.

Tre modelet, Galaxy Tab S9Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra, kryesojnë në kategorinë e tabletëve, duke ofruar përvoja për përdoruesit në një dizajn të plotë premium. Pavarësisht nëse doni të punoni, të krijoni, të bisedoni ose thjesht të argëtoheni, seria Galaxy Tab S9 është dizajnuar për t’u përshtatur me botën gjithmonë e më aktive dhe të drejtuar nga përmbajtjet video.

Hapësira ideale për të krijuar

Pavarësisht nëse jeni një artist, një dizajner grafik ose dikush që thjesht i pëlqejnë idetë kreative spontane, seria Galaxy Tab S9 ju ofron gjithë hapësirën e nevojshme për t’i dhënë jetë imagjinatës dhe krijimeve tuaja. Nëse doni të eksploroni anën kreative, do të gjenei hapësirën e nevojshme për t’i dhënë jetë krijimeve të tuaja. Pavarësisht se cilën madhësi tableti zgjedh, S Pen është i përfshirë dhe bashkohet në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të serisë Galaxy Tab S9 për t’u karikuar. Tab S9 Ultra vijn i pajisur me një S Pen duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme shkrimi që imiton rrëshqitjen e një lapasi nëpër letër.

Seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese falë aplikacioneve të reja dhe të përmirësuara për çdo pasion personal. Nëse jeni duke eksploruar pasionin tuaj për pikturën, Clip Studio Paint tashmë është transformuar në një ndërfaqe të thjeshtë tableti për vizatim, pikturë apo më shumë se kaq.  Nga ana tjetër, GoodNotes funksioni i preferuar nga fansat ofron një përvojë të re të marrjes së shënimeve dhe ditarit në Android për herë të parë, duke u nisur ekskluzivisht për përdoruesit e tabletëve Galaxy. Ndoshta gjatë atij udhëtimi të gjatë me tren apo makinë, mund të shkruani kryeveprën tuaj.

Superfuqi për çdo detyrë, në çdo kohë

Nga opsionet e zgjeruara të personalizimit deri te funksionet intuitive të multitasking dhe produktivitetit, Galaxy Tab S9 do të lejojnë edhe më shumë përdoruesit të përmirësojnë mënyrën se si ndërveprojnë në jetën e përditshme, të shfaqin kreativitetin dhe të sjellin në jetë idetë e tyre, pa mundim.Pavarësisht nëse jeni në park, në tren ose në plazh, tableti përshtatet me mjedisin tuaj, duke ofruar mjetet që ju nevojiten.

Kjo sepse dizajni Galaxy Tab S9 ju jep  mund ta mbani me siguri me vete kudo që të shkoni për të gjetur frymëzim ose për të punuar nga distanca. Për më tepër, ekranet zhytëse të serisë Galaxy Tab S9 janë sfondi ideal për të skicuar koncepte dhe ideuar projektet tuaja. Me Multi Window, deri në tre aplikacione mund të shfaqen si një rrjet i organizuar i dritareve lehtësisht të rregullueshme. Bëni kërkime në një shfletues, referojuni një imazhi nga Samsung Gallery dhe skiconi idetë në Samsung Notes, të gjitha njëkohësisht në një pamje. Të gjitha këto, mund ti arrini mjaft lehtë pa u shqetësuar falë baterisë së  fuqishme të kësaj serie, e cila do të mbajë gjatë gjithë ditës dhe nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

Seria Galaxy Tab S9 ju ofron lirinë dhe fleksibilitetin që meritoni për të punuar dhe krijuar kudo.

Për më shumë informacion, vizitoni linkun.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: