Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Ekzekutivi i lartë konfirmon mbërritjen e kriptomonedhës së Facebook

Projekti i kriptomonedhës së Facebook është ndryshuar disa herë që kur u prezantua për herë të parë vitin e shkuar ndërsa është kritikuar ashpër nga autoritetet rregullatore.

Ekzekutivi i lartë konfirmon mbërritjen e kriptomonedhës së Facebook

Facebook duke ti jepet “përfitimi nga dyshimi” nga autoritetet rregullatore në lidhje me ambiciet e kompanisë për të lançuar kriptomonedhën që mbështet dhe portofolin e saj dixhitale tha shefi i shërbimeve financiare pranë rrjetit social ditën e Hënë.

David Marcus, drejtuesi i Facebook Financial njohur edhe F2, shpreson se edhe kriptomonedha Diem por edhe portofoli Novi do të debutojnë vitin e ardhshëm.

Projekti i kriptomonedhës së Facebook është ndryshuar disa herë që kur u prezantua për herë të parë vitin e shkuar ndërsa është kritikuar ashpër nga autoritetet rregullatore.

Kriptomonedha në fillim u quajt Libra dhe ishte dizajnuar për tu menaxhuar nga një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga kompani të ndryshme të industrisë. Facebook kishte planifikuar të lançonte së bashku me portofolin Calibra me të cilin përdoruesit mund të shkëmbenin monedhën.

Një monedhë Libra do të mbështetej në një shportë parash tradicionale. Megjithatë rregullatorët ishin të shqetësuar për impaktin që mund të kishte mbi stabilitetin financiar dhe përdorimin e saj për pastrim parash.

Dhe javën e kaluar Libra Association ndërroi emrin në Diem Association së bashku me emrin e kriptomonedhës. Gjithashu Financial Times raportoi se Diem do të debutonte që nga Janari duke cituar njerëz të afërt me çështjen

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: