Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook dhe WhatsApp vendosin rekorde gjatë momenteve të ndërrimit të viteve

Është një rritje me 50% krahasuar me një vit më parë e madje tejkaloi edhe popullaritetin gjatë pandemisë së Covid-19 në muajin Mars.

Facebook dhe WhatsApp vendosin rekorde gjatë momenteve të ndërrimit të viteve

Pandemia e Covid-19 detyroi njerëzit të urojnë njëri-tjetrin virtualisht këtë fundvit dhe shifrat që vinë nga WhatsApp vetëm sa e konfirmojnë këtë gjë.

Aplikacioni i komunikimit në pronësi të Facebook vendosi një rekord të ri në hyrje të 2021 me 1.4 miliardë thirrje audio dhe video realizuar mbrëmjen e 31 Dhjetorit.

Është një rritje me 50% krahasuar me një vit më parë e madje tejkaloi edhe popullaritetin gjatë pandemisë së Covid-19 në muajin Mars.

Aplikacione të tjera shkuan drejt limiteve. Facebook Messenger regjistroi volumin më të lartë të thirrjeve ndonjëherë me dyfishin e telefonatave. Facebook Live dhe Instagram Live gjithashtu regjistruan 55 milionë transmetime në mbarë botën.

Rekordi i vendosur nga WhatsApp pritet të jetojë gjatë ndërsa pandemia pritet të venitet për shkak të vaksinimit të popullatave dhe festimet e fundvitit ti rikthehen normalitetit.

Internet po provon të jetë po aq i rëndësishëm në ruajtjen e traditave në një moment kritik. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: