Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Facebook rikthehet tek monedhat dixhitale

Me shumë gjasa nuk do të jetë një kriptomonedhë por tokenë aplikacionesh si ato që janë të disponueshme në platforma si Roblox.

Facebook rikthehet tek monedhat dixhitale

Meta mund të mos ketë hequr dorë nga projekti i kriptomonedhës vetëm pse Diem dështoi. Burime të afërta me Financial Times pretendojnë se Meta është duke eksploruar një monedhë dixhitale që do të përdoret në metaverse dhe bart emrin e koduar “Zuck Bucks.”

Me shumë gjasa nuk do të jetë një kriptomonedhë por tokenë aplikacionesh si ato që janë të disponueshme në platforma si Roblox.

Në një farë mënyre mund të konsiderohet një rikthim i Facebook Credits prezantuar në 2009 për herë të parë.

Kompania është duke elaboruar një sistem shpërblimesh për kontributorët më të mëdhenj të medias sociale quajtur “creator coins” që do të shkojnë për influencerët e Instagram dhe “reputation tokens” për anëtarët e grupeve të Facebook.

Këto së bashku me Zuck Bucks thuhet se janë në fazat e para të zhvillimit dhe mund të anulohen ose ndryshohen.

Ndërkaq planet NFT të Meta do të vijojnë më tutje. Sipas Financial Times një project pilot do të debutojë në Facebook në mesin e muajit Maj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi Redmi Note 10 5G

25,990 L26,490 L
 
OFERTA VETËM ONLINE

Apple TV 4K 32GB

19,990 L
 

Doogee X93

9,990 L
 
OFERTË ONLINE

Fuji Instax Mini 11 Bundle Box

13,990 L14,990 L