Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

FBI beson se një ransomware ka kompromentuar infrastruktura kritike të SHBA-ve

Madje grupi ka arritur të infiltrojë edhe ekipin e Super Bowl, San Francisco 49ers duke marrë 379MB informacione.

FBI beson se një ransomware ka kompromentuar infrastruktura kritike të SHBA-ve

Grupi i ransomware BlackByte ka kompromentuar entitete të paktën në tre sektorë infrastrukturash kritike të Shteteve të Bashkuara sipas një paralajmërimi lëshuar nga FBI-ja dhe Shërbimi Sekret Amerikan.

Madje grupi ka arritur të infiltrojë edhe ekipin e Super Bowl, San Francisco 49ers duke marrë 379MB informacione.

BlackByte është një ransomware-as-a-service (RaaS). Fillimisht u shfaq në korrik të vitit të kaluar por një problem në ndërtimin e tij bëri që firma e sigurisë Trustwave të publikonte një mjet dekriptimi që viktimat mund ta përdornin për të rifituar akses në të dhënat e tyre.

Një version i përditësuar i ransomware mbylli këtë problem dhe tashmë mjeti i Trustwave nuk funksionon më. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: