Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Fjalëkalimet më të këqija të 2019

Pas një analize prej mëse 500 milionë fjalëkalimesh dhe thyerjes të sigurisë gjatë 2019-ës, NordPass gjeti se “12345”, “123456” dhe “123456789” ishin fjalëkalimet e këqija.

Vit pas viti, analizat tregojnë se miliona njerëz bëjnë zgjedhje të dobëta kur bëhet fjalë për fjalëkalimet që përdorin për të mbrojtur identitetin e tyre online.

Statistikat provojnë se veset vështirë të hiqen dhe shumica e njerëzve me vullnet të lirë e vendosin vetveten në linjën e parë të zjarrit shkruan PCWorld.al.

Pas një analize prej mëse 500 milionë fjalëkalimesh dhe thyerjeve të sigurisë gjatë 2019-ës, NordPass gjeti se “12345”, “123456” dhe “123456789” ishin fjalëkalimet e këqija më të përdorura. Këto numra janë përdorur për të siguruar 6.3 milionë llogari online.

SplashData gjithashtu zbuloi një panoramë pesimiste për sigurinë online.

Situata nuk përmirësohet më tutje pas në vendin e katërt vjen “test1” dhe vendin e pestë “password.”

“asfd”, “qwerty” dhe “iloveyou” janë zgjedhje tjera të dobëta. NordPass ka publikuar plot 200 fjalëkalimet por mëposhtë do të rënditim 25 të parët.

25 fjalëkalimet më të dobëta sipas NordPass

  1. 12345
  2. 123456
  3. 123456789
  4. test1
  5. password
  6. 12345678
  7. zinch
  8. g_czechout
  9. asdf
  10. qwerty
  11. 1234567890
  12. 1234567
  13. Aa123456.
  14. iloveyou
  15. 1234
  16. abc123
  17. 111111
  18. 123123
  19. dubsmash
  20. test
  21. princess
  22. qwertyuiop
  23. sunshine
  24. BvtTest123
  25. 11111

A është ndonjë prej tyre familjar për ju? Ndërsa gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni fjalëkalimet, ka shërbime online të cilat ju ndihmojnë në monitoroni nëse fjalëkalimi juaj ka rënë pre e ndonjë thyjerje sigurie.

Konkretisht është uebsajti Have I Been Pwned ku mjafton të vendosin adresën tuaj të e-mail-it për të mësuar çfarë informacionesh janë kompromentuar e madje të paralajmëroheni nëse ka ndodhur një sulm.

25 fjalëkalimet më të dobëta sipas SplashData

  1. 123456
  2. 123456789
  3. qwerty
  4. password
  5. 1234567
  6. 12345678
  7. 12345
  8. iloveyou
  9. 111111
  10. 123123
  11. abc123
  12. qwerty123
  13. 1q2w3e4r
  14. admin
  15. qwertyuiop
  16. 654321
  17. 555555
  18. lovely
  19. 7777777
  20. welcome
  21. 888888
  22. princess dragon
  23. password1
  24. 123qwe

Thyerjet e sigurisë janë të pashmangshme. Por përdorimi i një fjalëkalimi unik dhe të fortë për secilën prej llogarive tuaja mund të parandalojë një aktor të keq të përdor informacionet për të aksesuar edhe llogaritë e tjera.

Mënyra më e thjeshtë për ju është të përdorni një menaxher fjalëkalimesh. Gjithashtu të përdorni verifikimin me dy faktorë kudo që të jetë e mundur.

Dhe, ju lutemi mos përdorni më fjalëkalimin 123456.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: