Objektivi kryesor i Gemini në Workspace është tu kursejë përdoruesve kohë duke kërkuar të dhëna, e-mail-e apo informacione të tjera nga aplikacione të ndryshme.
Google ka vendosur të integrojë automatizimin AI të Google në më shumë procese në suitën e aplikacioneve të produktivitetit Workspace.
Ditën e Marte në konferencën Google I/O kompania tha se modeli i saj Gemini 1.5 Pro do të ishte së shpejti i disponueshëm në panelin anësor të Workspace ndërsa AI po rritet dita ditës dhe mëson më shumë nga përdoruesi.
Objektivi kryesor i Gemini në Workspace është tu kursejë përdoruesve kohë duke kërkuar të dhëna, e-mail-e apo informacione të tjera nga aplikacione të ndryshme.
Paneli i rifreskuar i Workspace do të vijë fillimisht në Gmail, Docs, Sheets, Slides dhe Drive dhe mund të bashkëbisedoni me Gemini për të dhënat tuaja.
Dritarja e zgjeruar e kontekstit i jep mundësi Gemini që të organizojë, kuptojë dhe kontekstualizojë të dhënat tuaja nga aplikacione të ndryshme pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni ekzistues.
Ndryshimet e parashikuar do të vinë edhe në aplikacionin mobil të Gmail ndërsa Gemini do të jetë i aftë të analizojë komunikimet e gjata në e-mail duke ofruar një përmbledhje me pikat kyçe të diskutimeve direkt në aplikacion.
Google thotë se të gjitha veçoritë do të vinë për konsumatorët e Workspace dhe planit AI Premium të Google One.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë