Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Gjenerata e ardhshme e procesorëve Intel vjen me një rritje të konsiderueshme të çmimeve

Pavarësisht se çmimet nuk janë konfirmuar ende ndërsa konsensusi mbetet ai për një rritje të tyre, duhet theksuar se gjenerata e re Raptor Lake Refresh nuk kërkon një platformë të re.

Gjenerata e ardhshme e procesorëve Intel vjen me një rritje të konsiderueshme të çmimeve

Intel pritet të lançoj gjeneratën e 14-të të procesorëve Raptor Lake Refresh në Tetor duke sjellë frekuenca më të larta dhe më shumë bërthama.

Rrjedhjet e herëpashershme të informacionit rreth kësaj gjenerate ka lënë shumë pak sekrete lidhur me specifikat e tyre, megjithatë është një aspekt i procesorëve që nuk ka marrë shumë vëmendje.

Informatori i besueshëm, përdorues në Twitter @momomo_us, ka publikuar një listë çmimesh që mendohet se i përkasin çdo modeli duke filluar prej Core i5-14600K.

Ai thotë se tërë linja e re e procesorëve do të ketë një rritje të konsiderueshme të çmimeve krahasuar me gjeneratën e 13-të.

Core i5-13600K kishte një çmim prej 330 dollarësh kur debutoi ndërsa Core i5-14600K pritet të kushtojë 380 dollarë, ose 50 dollarë më shumë.

Core i7-14700K është procesori i vetëm që do të ketë rritje të numrit të bërthamave duke shtuar 4 bërthama të tjera efikasiteti në total prej 20 bërthamash.

Duke qenë se çmimi i këtij procesori pritet të jetë 485 dollarë krahasuar me 425 dollarë që debutoi Core i7-13700K, rritja e çmimit mund të mos ndihet aq shumë falë rritjes së numrit të bërthamave.

Problemi lind nga fakti se Core i7-13700K sot kushton 60 dollarë më pak duke e çuar diferencën në 120 dollarë me çmimin e spekuluar të Core i7-14700K.

Ndërkaq Core i9-14900K është procesori që njerëzit lehtësish mund të djegin para. Edhe pse ruan të njëjtin konfigurim bërthamash me Core i9-13900K prej 24 dhe pavarësisht rritjes së frekuencës nga 5.8Ghz në 6.0Ghz, modeli i ri do të kushtojë deri në 100 dollarë më shumë ose 700 dollarë.

Nisur nga fakti se Core i9-13900K sot kushton rreth 550 dollarë, diferenca mes tyre thellohet në 150 dollarë.

Pavarësisht se çmimet nuk janë konfirmuar ende ndërsa konsensusi mbetet ai për një rritje të tyre, duhet theksuar se gjenerata e re Raptor Lake Refresh nuk kërkon një platformë të re. Me një përditësim BIOS mund të vendosin një procesor të gjeneratës së 14-të të pllakat amë të serive 600 dhe 700 pa asnjë pengesë. 

Copyright: © PCWorld Albania