Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Gjenerata e dytë e smartfonit OnePlus Nord mund të shkaktojë pakënaqësi

Adhuruesit e OnePlus do të shohin se modeli i ri ka procesor MediaTek ndërsa modeli i kaluar kishte procesor Qualcomm që konsiderohet edhe më i fuqishëm.

Gjenerata e dytë e smartfonit OnePlus Nord mund të shkaktojë pakënaqësi

OnePlus ka konfirmuar se së shpejti do të nxjerrë në shitje OnePlus Nord 2 5G, një smartfon i rangut të mesëm i cili ka shumë ngjashmëri me flagshipët por me performancë dhe komponentë të reduktuar.

Modeli i parë origjinal ishte një histori suksesi për kompaninë. Me çmim prej 300 dollarë, smartfonët Nord shiteshin sikur të ishin ëmbëlsira. Por me Nord 2 kompania ende nuk ka zbuluar çmimin por të paktën e dimë çfarë fshihet në brendësi të tij.

Adhuruesit e OnePlus do të shohin se modeli i ri ka procesor MediaTek ndërsa modeli i kaluar kishte procesor Qualcomm që konsiderohet edhe më i fuqishëm.

Procesori MediaTek Dimensity 1200 do të jetë i pari i këtij brendi për OnePlus. Sipas MediaTek mbështet teknologjinë 5G, inteligjencën artificiale AI, kamera të cilësisë së lartë dhe luajtjen e përmbajtjeve multimedia në rezolucion të lartë.

Konkretisht procesori mbështet:

  • Tetë bërthama ku 4 janë efikase me frekuencë deri në 2.0Ghz, 3 bërthama performance me frekuencë 2.6Ghz dhe 1 bërthama super e fuqishme me frekuencë 3Ghz.
  • Modem 5G
  • Kamera deri në 200-megapiksel
  • Motori HyperEngine 3.0 për eksperiencë të shkëlqyer gaming
  • Ekrane me frekuencë 168Hz

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: