Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google integron Gmail dhe Meet në mobile

Përditësimi i dytë më i madh është se aplikacioni Gmail në ueb do të ketë një tab të dedikuar Meet në fund të ekranit. Ky tab do të shfaqë të gjitha takimet e ardhshme Meet në Google Calendar.

Ditën e sotme Google lançoi një integrim mes aplikacionit Gmail në platformat mobile dhe atij të video konferencave Meet.

Tani nëse përdorni Gmail në Android ose iOS dhe dikush ju dërgon një event Meet, ju mund ti bashkoheni direkt nga posta juaj elektronike.

Procedura e lançimit të një video thirrjeje nuk ndryshon por nëse më parë kur klikonit një link Meet ju drejtoheshit tek instalimi i aplikacionit, këtë herë nuk do të jeni të detyruar dhe mund ti bashkoheni thirrjeve nga Gmail.

Përditësimi i dytë më i madh është se aplikacioni Gmail në ueb do të ketë një tab të dedikuar Meet në fund të ekranit. Ky tab do të shfaqë të gjitha takimet e ardhshme Meet në Google Calendar.

E nëse nuk jeni një përdorues i Meet, atëherë mund ta fikni këtë tab manualisht. Integrimi i shërbimeve të Google është një domosdoshmëri duke pasur në konsideratë bezdinë e të kaluarit nga një aplikacion tek tjetri nga e-mail-i tek video thirrjet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: