Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Google lançon modelin më të ri AI Gemini 1.5 Flash

Gemini 1.5 Flash do të funksionojë për veprime të vogla që kërkojnë ekzekutim të shpejtë dhe vonesa të ulëta ndërsa Gemini 1.5 Pro gjithashtu do të bëhet i disponueshëm në Google AI Studio.

Google lançon modelin më të ri AI Gemini 1.5 Flash

Google prezantoi një tjetër model AI: Gemini 1.5 Flash i cili premton të jetë po aq i fuqishëm sa modeli Pro dhe modelet e tjera Gemini të Google, por gjithashtu më i shpejtë.

Zhvilluesit do të kenë më shumë zgjedhje të modeleve që mund të përdorin për ndërtimin e aplikacioneve të tyre të reja, por ngaqë nuk ka qenë ende i disponuehsëm për konsumatorët, chatbotët ekzistues Gemini nuk mund të përdorin aftësitë e tij të përgjigjeve të shpejta.

Gemini 1.5 Flash do të funksionojë për veprime të vogla që kërkojnë ekzekutim të shpejtë dhe vonesa të ulëta ndërsa Gemini 1.5 Pro gjithashtu do të bëhet i disponueshëm në Google AI Studio.

Për komunikim njerëzor, Gemini 1.5 Flash mund të jetë opsion më i mirë për përgjigje në kohë reale ose me gjenerimin e shpejtë të imazheve ndërsa Gemini 1.5 Pro mund të lexojnë dhe përmbledhë letra kërkimore.

Të dy modelet e reja janë multi-modale, që do të thotë se përpunojnë tekst, imazhe dhe video.

Fillimisht Google prezantoi vetëm tre versione: Gemini Pro, Gemini Nano dhe Gemini Ultra me këtë të fundit që është modeli më i fuqishëm gjer më sot i kompanisë.

Nga dita e sotme Gemini 1.5 Flash do të jetë i disponueshëm për testim. Kur të debutojnë, Gemini 1.5 Flash dhe Gemini 1.5 Pro do të kenë një dritare konteksti – sasinë e informacionit që mund të përpunojë në të njëjtën kohë – prej 1 milionë tokenësh, që është shumë më tepër sesa 128 mijë tokenë që ka GPT-4.

Ndërkaq Gemini 1.5 Pro po vjen në AI Studio së shpejti dhe Google thotë se përmirëson përkthimin, arsyetimin dhe aftësitë koduese. Gjithashtu do të bëhet i disponueshëm në Google Workspace, ku njerëzit mund ta përdorin për përmbledhje të e-maileve nga Gmail apo analizimin e PDF-ve.

Përdoruesit me pagesë të Gemini Advanced, i cili përdor Gemini Ultra, mund të aksesojnë Gemini 1.5 Pro në 35 gjuhë të ndryshme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: