Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

QPR-të, ose lançimet çdo tre mujore të platformës, zakonisht janë përditësime të pasura në veçori të reja krahasuar me përditësimet mujore të sigurisë.

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Google tha se ka filluar lançimin e ndërfaqes së re shumëngjyrëshe të Android 16 për përdoruesit që testojnë versionet beta të sistemit operativ.

QPR1 beta përmban gjuhën e dizajnit Material 3 Expressive prezantuar javën e kaluar dhe përfshin pamje të reja vizuale të lançuesit të aplikacioneve, njoftimeve, ekranit të bllokimit dhe faqes së konfigurimeve të shpejta që duket sikur është inspiruar nga Apple.

QPR-të, ose lançimet çdo tre mujore të platformës, zakonisht janë përditësime të pasura në veçori të reja krahasuar me përditësimet mujore të sigurisë. Me Android 16 që pritet të lançohet së shpejti për të gjithë, në Vjeshtë do të pasohet nga ky përditësim QPR1 që sjell edhe ndryshimet vizuale.

Nëse dëshironi të provoni Android 16 e ridizajnuar por nuk jeni regjistruar në fazën beta, Google postoi udhëzimet në rrjetin social Reddit

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S25 128GB
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S25 128GB

54,990 L
 
Samsung Galaxy S25 Ultra 256GB
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy S25 Ultra 256GB

74,490 L
 
Google Pixel 9 Pro XL
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

76,990 L
 
Google Pixel 9 Pro
SAPO ERDHI

Google Pixel 9 Pro

72,990 L
 
Google Pixel 9
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

Price range: 53,990 L through 59,990 L
 
Samsung Galaxy A16 4G
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy A16 4G

Price range: 11,490 L through 14,990 L