Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google Meet do të zëvendësojë Duo

Pas rritjes së shpejtë të punës nga shtëpia, Google agresivisht e ka pozicionuar Meet si konkurrues të Zoom. Ashtu si Duo do të jetë falas për të gjithë për tu përdorur.

Pasi largoi Hangouts, Google sot ka ngelur me dy aplikacione video thirrjesh. Kjo konsiderohet e tepërt për kompaninë dhe burime të afërta me çështjen thonë se Google Duo do të zëvendësohet nga Meet.

Vendimi erdhi pas shërbimet konsumatore të komunikimit Duo, Messages dhe Phone do të zhvillohen nga ekipi i G Suite.

Pas rritjes së shpejtë të punës nga shtëpia, Google agresivisht e ka pozicionuar Meet si konkurrues të Zoom. Ashtu si Duo do të jetë falas për të gjithë për tu përdorur.

Me fokusin vetëm tek Meet, shërbimi do të jetë kryesori për përdoruesit e zakonshëm dhe ato enterprise.

Duo debutoi për herë të parë në 2016-ën si pjesë e strategjisë konsumatore të kompanisë për zëvendësimin e Hangouts. Ndërsa aplikacioni tjetër i komunikimi me tekst Allo humbi shumë shpejtë, Duo pati sukses.

Që atëherë shërbimi ka shtuar video thirrjet në grup dhe një klient në ueb por ka ngalur i thjeshtë me një listë kontakesh klikimi i të cilëve hap një video thirrje.

Duo është integruar me Google Messages dhe Google Phone. Një përditësim në Prill prezantoi kodeksin AV1 duke rritur cilësinë e thirrjeve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: