Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google Pixel 6: Flagshipi i Google me kosto të ulët

Pixel 6 përmban 100% alumin të ricikluar në kornizën e tij, e cila përbën rreth 14% të peshës së telefonit.

Google Pixel 6: Flagshipi i Google me kosto të ulët

Pixel 6 është telefoni  i Google që mund pjesën më të madhe të konkurrencës për shkak të kamerës së klasit të parë, cipit të ri të avancuar dhe çmimit tepër të arsyeshëm. Çmimi i tij është 599£, 250dollarë më pak se ai i Pixel 6 Pro edhe pse ofron 90% të shërbimeve që edhe Pixel 6 Pro ofron.

Ekrani i tij është OLED 6,4 inç 90Hz i niveluar, jo i përkulur në anë. Paraqitja në ekran është paksa më pak e mprehtë, më e ngadaltë dhe më e vogël se ajo në 6 Pro, por ndriçimi është ekselent në çdo kënd shikimi. Anët e tij janë të lyera me alumin të errët, pjesa e pasme është xhami dhe ka një dizajn në shiritin e kamerës, të ngjashëm me 6 Pro. Edhe pse ka masë të zvogëluar të ekranit, Pixel 6 nuk është një telefon i vogël. Në krahasim me 6 Pro është 1.1 mm më i vogël dhe 3 g më i lehtë.

Specifikimet:

  • Ekrani:
  • Procesori: Google Tensor
  • RAM: 8 GB RAM
  • Hapësira ruajtëse: 128 ose 256 GB
  • Sistemi operativ: Android 12
  • Kamera: 50MP + 12MP ultra e gjerë, 8MP selfie
  • Lidhshmëria: 5G, eSIM, Wifi 6E, NFC, Bluetooth 5.2 dhe GNSS
  • Rezistenca ndaj ujit: IP68 (1.5 m për 30 minuta)
  • Përmasat: 158.6 x 74.8 x 8.9 mm
  • Pesha: 207 g

Çipi tensor

Njësoj si Pixel 6 Pro, Pixel 6 është telefoni kryesor që vë në përdorim procesorin e personalizuar Tensor të Google. Ka të njëjtin shpejtësi si rivalët Qualcomm dhe Samsung por ofron të përmirësuar për sistemet e ndryshme të AI (inteligjenca artificial) të Google. Jetëgjatësia e baterisë nuk është më e mira, duke duruar pothuajse 34 orë ndërmjet karikimeve. Kjo është e njëjtë me rivalët Samsung dhe Qualcomm, por është shumë larg iPhone 13 që ofron jetëgjatësi prej 46-orësh.


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: