Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Google rrit çmimet e YouTube Premium dhe Music Premium

YouTube gjithashtu ka rritur edhe çmimin e Music Premium nga 10 në 11 dollarë duke u barazuar kështu me shërbime të tjera si Apple dhe Amazon.

Google rrit çmimet e YouTube Premium dhe Music Premium

Në heshtje të plotë, Google ka rritur çmimin e YouTube Premium me dy dollarë nga 12 në 14 dollarë sipas faqes së regjistrimit të platformës.

Çmimi vjetor i shërbimit është rritur me 20 dollarë nga 120 dollarë në 140 dollarë ndërsa abonimi vjetor i kursen përdoruesve rreth 28 dollarë.

YouTube gjithashtu ka rritur edhe çmimin e Music Premium nga 10 në 11 dollarë duke u barazuar kështu me shërbime të tjera si Apple dhe Amazon.

Rritja e çmimit nuk u shoqërua me asnjë njoftim zyrtar. Përveç eliminimit të reklamave, YouTube Premium ka edhe disa funksionalitete të tjera si shikimi offline, luajtja në sfond (videoja vazhdon të luhet edhe kur aplikacioni minimizohet). Gjithashtu bën të mundur për transmetime me cilësi më të lartë 1080p në disa platforma.

Vitin e kaluar Google rriti çmimin e planit familjar Premium në 23 dollarë në muaj. Më herët, përpara se të ribrandonte shërbimin nga YouTube Red në YouTube Premium, kompania kishte qenë më bujare duke mbajtur çmimin në 10 dollarë në muaj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L