Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

GTX 1650 mbetet karta grafike më popullore mes përdoruesve të Steam

Në anketën e fundit RTX 3060 u kthye në vendin e tretë ku ishte pas korrigjimit të të dhënave ndërsa tani për Qershorin është zhvendosur në vendin e dytë duke zëvendësuar GTX 1060.

GTX 1650 mbetet karta grafike më popullore mes përdoruesve të Steam

Steam ka publikuar rezultatet më të fundit të ankesës së harduerit për Qershorin. Në Maj kompania bëri disa korrigjime të të dhënave pasi rezultoi se RTX 3060 të ishte karta grafike më popullore.

Vlen të theksohet se kjo anketë është vullnetare dhe priten luhatje të dhënash. Në anketën e fundit RTX 3060 u kthye në vendin e tretë ku ishte pas korrigjimit të të dhënave ndërsa tani për Qershorin është zhvendosur në vendin e dytë duke zëvendësuar GTX 1060.

Megjithatë karta grafike më popullore mbetet GTX 1650. Segmenti i këtyre komponentëve dominohet nga Nvidia ndërsa sa i përket procesorëve, sundohet nga Intel.

Shumica e përdoruesve Intel kanë një procesor me frekuencë mes 2.3Ghz deri në 2.69Ghz kur AMD mes 3.3Ghz dhe 3.69Ghz.

Në tërësi ndryshimet kanë qenë minimale krahasuar me muajin Maj. Shumica e përdoruesve Windows përdorin procesorë me 6 bërthama ndërsa OS X me 8 bërthama dhe Linux me 4 bërthama. Shifrat e plota të anketës i gjeni në këtë lidhje.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: