Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

HMD Global fillon të prodhojë smartfonë Nokia në Europë

Nokia XR21 është smartfoni i parë 5G prodhuar në Europë dhe lajmi vjen gjashtë muaj pasi kompania Finlandeze kaloi një pjesë të prodhimit në kontinent.

HMD Global fillon të prodhojë smartfonë Nokia në Europë

HMD Global, kompania e cila ka licencën e smartfonëve me markën Nokia, është bërë kompania e parë madhore që prodhon pajisjet në Europë, me modelin e saj të parë 5G në Hungari i cili shkon për konsumatorët që kërkojnë më tepër siguri.

Nokia XR21 është smartfoni i parë 5G prodhuar në Europë dhe lajmi vjen gjashtë muaj pasi kompania Finlandeze kaloi një pjesë të prodhimit në kontinent.

Fillimisht janë prodhuar vetëm 50 modele XR21 ku 30 kanë dalë në shitje ditën e sotme përmes dyqaneve të Nokia. Do të kushtojë 699 euro dhe të shitet në Britani, Francë, Gjermani, Austri, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Finlandë.

Kompania tha se do të prodhojë edhe 302 njësi të tjera të disponueshme për konsumatorët të cilët do të kenë brandimin “European Edition.” Ato do të kushtojnë 649 euro.

Në 2016-ën HMD global nënshkroi një marrëveshje 10 vjeçare licencimi me Nokia Oyj, dikur prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve, për të bërë tabletë dhe smartfonë me brendin e Nokia.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L