Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Honor BookArt 14 është një laptop me kamër portative

BookArt 14 është përpjekja më e fundit e Honor për të ndërtuar një “makineri” e cila premton më të mirën e një MacBook Air por në një shasi më të vogël.

Honor BookArt 14 është një laptop me kamër portative

Departamenti i dizajnit të Honor ka arritur të gjejë një vend të ri për kamerën e laptopëve që në një farë mënyre pengonte prodhuesit të reduktonin kornizat e ekraneve.

Kompania Kineze në IFA 2024 tregoi BookArt 14 me ekran me kornizë prej vetëm 2mm në tre anët e tij. Por pyetja qëndron ku është kamera? Në çantën e laptopit dhe mund të vendoset në të përmes disa gjilpërave magnetike.

BookArt 14 është përpjekja më e fundit e Honor për të ndërtuar një “makineri” e cila premton më të mirën e një MacBook Air por në një shasi më të vogël.

Megjithatë kjo qasje ka edhe kostot e veta siç ka demonstruar MacBook me reduktimin e portave, por e njëjta gjë nuk thuhet dot për BookArt 14.

Edhe pse më i vogël dhe i hollë, laptopi përmban dy porta USB-C, një portë HDMI, një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë të madhe USB-A. Ekrani 14.6-inç 3.1K OLED ka ndriçim maksimal prej 700nits.

Laptopi mund të pajisjet me një çip Core Ultra 7. Sigurisht nuk është laptopi i parë që adopton një qasje jo-konvencionale me kamerën. Huawei MateBook X Pro apo MagicBook Pro 16 kishin një kamër të montuar në rreshtin e butonave të funksionit në tastierë.

Megjithatë kjo qasje provoi jo shumë popullor ndërsa gjatë videothirrjeve, pjesëmarrësit shikonin hundën e përdoruesve.

Copyright: © PCWorld Albania