Honor ka shpenzuar një vit të tërë për të eliminuar 0.7mm trashësi nga varianti i kaluar Magic V2 krahasuar me modelin e fundit prezantuar sot Magic V3.
Telefonët me ekrane me palosje po aq të mrekullueshëm janë edhe të bezdisshëm për tu mbajtur pas vete dhe këtu rol luajnë përmasat e tyre.
Pajisje të tilla ngjajnë sikur të keni dy telefonë në një xhep dhe jo një të vetëm. Nuk është thjeshtë hardueri por edhe boshi i palosjes apo komponentët e tjerë të kontribuojnë në rritjen formatin e trashë tyre.
Por Honor ka shpenzuar një vit të tërë për të eliminuar 0.7mm trashësi nga varianti i kaluar Magic V2 krahasuar me modelin e fundit prezantuar sot Magic V3.
Modeli i ri ka një trashësi prej vetëm 9.2mm dhe pavarësisht se në letër nuk duket ndonjë ndryshim i madh, diferencën e bën kur e mbani një të tillë pas vete.
Përtej këtij ndryshimi kryesisht vizual, pjesët tjera të telefonit kanë qëndruar thuajse të njëjta. Ekrani është po ai por ka ndriçim më të lartë.
Bateria është rritur në kapacitet nga 5,000 mAh në V2 në 5,150mAh në V3. Gjithashtu Honor ka punuar që V3 të operojë në temperaturë më të ulët nën ngarkesë.
Sa i përket fotografisë, telefoni vjen me një kamër kryesore 50-megapiksel f/1.6 shoqëruar nga një kamër 50-megapiksel f/3.0 periskop me stabilizim optik dhe LiDAR si dhe një kamër 40-megapiksel me f/2.2 me kënd super të gjerë po ashtu me stabilizim optik.
Në pjesën ballore janë dy kamera selfie nga 20-megapiksel secila, njëra në ekranin e jashtëm dhe tjetra në ekranin e brendshëm. Me telefonin e ri Honor ka integruar disa funksione AI si ai i fshirjes së objekteve nga fotot.
Telefoni ende nuk ka një çmim apo datë disponueshmërie.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë