Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Instagram Reels bëhen më të gjata

Një tjetër gjë që e bëri shumë popullor TikTok është lehtësia e editimit të videove dhe nuk kërkohet të jeni i njohur mirë me procesin e modifikimit të videove.

Ditën e sotme Instagram dërgoi disa ndryshime në konkurrentin e TikTok, Reels, pasi vlerësimet e para kritikuan dizajnin. Kompania tha se do tu përgjigjet vlerësimeve të përdoruesve duke u dhënë mundësinë për të regjistruar Reels më të gjatë dhe shtuar mjete të reja editimi për prerjen e klipeve.

TikTok ishte platforma e medias sociale e cila popullarizoi videot 15-sekondëshe. Por aplikacioni gjithashtu lejon publikimin e videove deri në 1 minutë. Reels debutoi vetëm për video 15-sekondëshe.

Përdoruesit e parë të opsionit kërkuan që të ngarkonin video më të gjata dhe Instagram nuk do tu japë ende një minutë të plotë por deri në 30 sekonda. Kështu përdoruesit mund të detyrohen të krijojnë video më origjinale në vend që ti ripërdorin videot më të gjata të TikTok në Instagram.

Një tjetër gjë që e bëri shumë popullor TikTok është lehtësia e editimit të videove dhe nuk kërkohet të jeni i njohur mirë me procesin e modifikimit të videove.

Opsione e reja janë të disponueshme nga dita e sotme. Instagram Reels ofrohen në 50 vende të botës dhe së shpejti do të zgjerohen në më shumë tregje. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: