Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Instagram sjell anketat në seksionin e komenteve

Anketat në seksionin e komenteve do të duken njëlloj si në Stories ku kanë qenë të disponueshme për përdoruesit prej vitesh në formën e afishave.

Instagram sjell anketat në seksionin e komenteve

Disa përdorues të Instagram mund të krijojnë anketa në seksionin e komenteve të postimeve të tyre bëri të ditur kompania duke ju dhënë kështu krijuesve një mënyrë tjetër për të krijuar më shumë angazhim rreth përmbajtjeve që postojnë.

Adam Mosseri, shefi i Instagram, tha se funksionaliteti është në fazë testimi dhe anketat mund të bëhen në komentet e postimeve të zakonshme të kohështrirjes por edhe në Reels.

Edhe pse është vetëm një testim i vogël, CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se së shpejti do të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Anketat në seksionin e komenteve do të duken njëlloj si në Stories ku kanë qenë të disponueshme për përdoruesit prej vitesh në formën e afishave.

Sipas një imazhi të publikuar nga Mosseri, përdoruesit e tjerë do të mund të shohin sesa njerëz kanë votuar në një anketë të caktuar. Nuk është e qartë se për sa kohë anketat do të qëndrojnë të hapura apo nëse përdoruesit do të kenë opsionin për të zgjedhur disa afate kohore për pranimin e votave siç ndodh në Twitter.

Instagram ka punuar për ta bërë seksionin e tij të komenteve më shumë një hapësirë interaktive, dhe pranverën e kaluar më në fund shtoi mundësinë që përdoruesit të postojnë GIF në komente.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L93,990 L