Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Instagram u jep krijuesve atë që kanë pritur prej kohësh

Instagram nuk specifikoi sesa ndjekës duhet të ketë një krijues që të kualifikohet për platformën.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Instagram do tu japë mundësinë dhe mjetet e duhura krijuesve të shesin produkte direkt nga aplikacioni.

Sot platforma prezantoi platformën Commerce Eligibility Requirements të cilat zgjerojnë Instagram Shopping për më shumë biznese, përfshirë krijuesit.

Gjatë pandemisë kur shumë dyqane ose ishin mbyllur ose shumë nuk kanë pasur mundësi të dalin për të blerë për shkak të izolimit, platforma e Instagram do të ndihmojë krijuesit të shesin produkte edhe në rrethana të tilla.

Mjetet e reja do të hyjnë në fuqi më 9 Korrik për krijuesit dhe të aplikohen tek të gjitha vendet ku Instagram Shopping është i disponueshëm. E gjitha që krijuesit duhet të kenë është besueshmëri dhe prezencë autentike e të qëndrueshme në platformë.

Instagram nuk specifikoi sesa ndjekës duhet të ketë një krijues që të kualifikohet për platformën. Krijuesit gjithashtu duhet të etiketojnë produkte në Instagram nga një uebsajt ku shesin ose kanë në pronësi.

Instagram prej disa vitesh ka nisur përpjekjet për të zgjeruar mjetet e shitblerjes në platformë.

Në 2019-ën shumica e influencerëve dhe njerëzve me famë kishin akses në këtë mjete. Por ka ngelur pas krahasuar me YouTube që lejon shitblerjen që prej 2018-ës për krijuesit. Normalisht Instagram nuk kishte rrugë tjetër veçse të ndiqte YouTube.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: