Intel shpiku atë që njihet sot si arkitektura kompjuterike x86, një teknologji e cila për 40 vite ka fuqizuar laptopët, kompjuterët personalë dhe qendrat e të dhënave.
Intel dhe AMD thanë ditën e Marte se do të formojnë një grup qëllimi i të cilit është që shumica e softuerëve të funksionojë mes çipeve të tyre, një manovër e cila i përgjigjet konkurrencës në rritje nga ARM.
Intel shpiku atë që njihet sot si arkitektura kompjuterike x86, një teknologji e cila për 40 vite ka fuqizuar laptopët, kompjuterët personalë dhe qendrat e të dhënave.
AMD ka një licencë për përdorimin e teknologjisë nga Intel e madje krijon çipe duke përdorur x86 ndërsa konkurron drejtpërdrejtë me Intel pas një marrëveshjeje mes dy kompanive.
Por pjesa e tregut e dy kompanive është goditur nga ARM, e cila licencon arkitekturë rivale kompjuterike për prodhuesit e laptopëve dhe kompjuterëve personalë si Apple dhe Qualcomm si dhe operatorët e qendrave të të dhënave si Amazon, Microsoft dhe Google.
Një pjesë e suksesit e çipeve ARM është se kontratat e nënshkruara nga kompanitë me prodhuesit kërkojnë që çdo softuer duhet të operojë në çdo çip ARM pavarësisht se cili është prodhuesi.
Në kontrast Intel dhe AMD përdorin të njëjtën teknologji x86 por softuerët nganjëherë duhen përshtatur për çipet e secilës kompani. Ditën e Marte kompanitë thanë se janë duke formuar një grup ku përfshihen edhe Broadcom, Dell, Lenovo dhe Oracle për të adresuar këtë problem.
Grupi do të sjellë së bashku kompanitë e harduerit dhe softuerit për të krijuar produkte dhe softuerë që janë të pajtueshëm me çipet e secilës prej kompanive, Intel dhe AMD.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë