Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Intel do të prodhojë procesorët e kompanisë që ndërton procesorë për smartfonët

RibbonFET do të jetë një tranzistor i ri i cili ka shpejtësi më të madhe dhe zë më pak hapësirë. Ndërsa PowerVia do të jetë metoda e re e përçimit të energjisë tek tranzistorët.

Intel do të prodhojë procesorët e kompanisë që ndërton procesorë për smartfonët

Pasi zbuloi planet e kompanisë për 5 vjeçarin e ardhshëm në teknologjinë e procesorëve dhe sesi do të kapë rivalët TSMC dhe Samsung deri në 2025, Intel tha se së shpejti do të fillojë ndërtimin e çipeve për llogari të Qualcomm duke përdorur arkitekturën e re të tranzistorëve.

Për më tepër do të furnizojë qendrat e të dhënave të AWS me teknologjinë e re. Hapi më i madh përpara i Intel do të ndodhë në 2024-ën kur kompania ti hapë rrugë teknologjive RibbonFET dhe PowerVia.

RibbonFET do të jetë një tranzistor i ri i cili ka shpejtësi më të madhe dhe zë më pak hapësirë. Ndërsa PowerVia do të jetë metoda e re e përçimit të energjisë tek tranzistorët.

Intel do të prodhojë çipe për Qualcomm duke përdorur teknologjinë 20A edhe pse nuk u specifikua çfarë produktesh do të prodhojë. Qualcomm përdor disa fabrikat për të ndërtuar procesorët Snapdragon përdorur kryesisht tek pajisjet mobile. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8

6,990 L