Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Intel konfirmon, procesorët Meteor Lake vinë në desktop në 2024

Fillimisht këta procesorë do të debutojnë në platformat mobile nga data 14 Dhjetor ndërsa prezantimi i tyre për desktopët mund të bëhet në CES 2024.

Intel konfirmon, procesorët Meteor Lake vinë në desktop në 2024

Intel ka konfirmuar se do të sjellë procesorët Meteor Lake në platformën desktop në 2024 pas disa spekulimeve për një anulim të mundshëm.

Konfirmimi vjen nga Zëvendës Presidenti i Intel gjatë një interviste për PCWorld i cil tha se Meteor Lake vjen në desktop në 2024. Javët e fundit pati spekulime se Intel kishte anuluar Meteor Lake i cili do të ngelej vetëm në laptopë për të favorizuar Arrow Lake në desktop.

Fillimisht këta procesorë do të debutojnë në platformat mobile nga data 14 Dhjetor ndërsa prezantimi i tyre për desktopët mund të bëhet në CES 2024.

Është raportuar se procesorët Meteor Lake do të vinë në konfigurimin 6+8 (P-Cores dhe E-Cores respektivisht). Ato do të pasojnë gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel që janë edhe familja e fundit që bazohet në platformën LGA 1700.

Për herë të parë Intel solli tre gjenerata procesorësh në një platformë të vetme duke filluar me Alder Lake, Raptor Lake dhe tashmë Raptor Lake Refresh në LGA 1700.

Seritë 800 të platformës Intel do të mbështeten në folenë LGA 1851, platformë e cila do të akomodojë jo vetëm Meteor Lake por edhe Arrow Lake. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: