Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Intel lançon një kartë grafike për makinat

Sipas Intel blerësit e makinave çdo ditë e më shumë po orientohen drejt dëfrimit në makinat e tyre, dhe çipet janë dizajnuar për të sjellë dhe përmirësuar më tutje këtë eksperiencë.

Intel lançon një kartë grafike për makinat

Intel prezantoi një kartë grafike të dedikuar për makinat, modelin Arc A760A, i dizajnuar për të sjellë eksperiencën e lojërave AAA nga shtëpia në makina.

Kompania nuk prezantoi asnjë partner prej prodhuesve të makinave, por makinat e para me këto çipe të reja do të dalin në shitje në 2025.

Sipas Intel blerësit e makinave çdo ditë e më shumë po orientohen drejt dëfrimit në makinat e tyre, dhe çipet janë dizajnuar për të sjellë dhe përmirësuar më tutje këtë eksperiencë.

Çipi grafik bën të mundur kontrollin e deri në 7 monitorë me rezolucion të lartë 3D, 6 kamera makinash dhe funksionalitete të tjera interaktive. Gjithashtu mundëson njohje të zërit, kamerës dhe gjesteve.

Në të njëjtën kohë mund të përballojë video lojëra AAA por edhe aplikacione produktiviteti AI. A760A do të jetë plotësisht i pajtueshëm me softuerët e zhvilluar për platformat e saj të grafikave të integruara të kompjuterëve.

Intel tha se ka krijuar mbi 500 funksionalitete dhe aplikacione AI për automjetet me mbi 100 zhvillues të pavarur softuerësh që po punojnë në eksperiencat audio vizuale të makinave.

Copyright: © PCWorld Albania