Intel tha se do të ofronte dy vite shtesë garanci për procesorët e gjeneratës së 13-të dhe 14-të desktop.
Edhe pse ende nuk ka një zgjidhje për procesorët Intel të gjeneratës së 13-të dhe 14-të të cilët po shkaktojnë probleme me video lojërat të cilat dështojnë, kompania po përpiqet të rregullojë marrëdhënien e saj me konsumatorët të cilët kanë ngelur me çipe problematike dhe që kanë kaluar garancinë e tyre.
Intel tha se do të ofronte dy vite shtesë garanci për procesorët e gjeneratës së 13-të dhe 14-të desktop.
Këta procesorë vinë me 3 vite garanci që do të thotë se me ndryshimin e ri marrin 5 vite garanci. Intel është shprehur se shkaku u problemeve me stabilitetin e procesorëve është voltazhi i lartë në të cilin po operojnë.
Kompania ka premtuar një përditësim por nuk do të rregullojë dëmin e bërë tashmë dhe e vetmja mënyrë për ti rikthyer në gjendjen optimale është duke i zëvendësuar plotësisht.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë