Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Intel prezantoi procesorët e rinj Lunar Lake me më shumë performancë në AI

Nuk është e qartë data e debutimit të Lunar Lake, por siç duket ka për të qenë Vjeshta. Ato vinë me grafikat e reja Xe2 të cilat kanë 80 përqind më shumë performancë gaming sesa gjenerata e kaluar.

Intel prezantoi procesorët e rinj Lunar Lake me më shumë performancë në AI

Intel së fundi prezantoi çipet e ardhshme Lunar Lake të cilët do të bëhen të disponueshëm për kompjuterët AI Copilot+ por kompania vendosi të presë deri në Computex për të na dhënë më shumë detaje teknike.

Këto çipe do të ofrojnë 48 TOPS performancë AI falë një NPU-je të përditësuar. Për krahasim, gjenerata e kaluar Meteor Lake kishte një NPU prej 10 TOPS ndërsa AMD ditën e djeshme zbuloi çipet Ryzen AI 300 me NPU 50 TOPS.

Me pak fjala gara AI në industrinë e çipeve ka filluar gjithashtu. Siç duket Intel edhe njëherë tjetër duhet të ndjekë AMD në kompjuterët AI ndërsa çipet Ryzen AI 300 do të mbërrijnë në Korrik krahas çipeve Snapdragon X Elite dhe X Plus të Qualcomm.

Nuk është e qartë data e debutimit të Lunar Lake, por siç duket ka për të qenë Vjeshta. Ato vinë me grafikat e reja Xe2 të cilat kanë 80 përqind më shumë performancë gaming sesa gjenerata e kaluar.

Një lajm surprizë ishte fakti se Lunar Lake do të ketë memorie në bord, ngjashëm me çipet e Apple. Çipet do të jenë të disponueshme ose me 16GB RAM ose me 32GB RAM dhe nuk do të mund të shtoni vetë më tepër.

Gjithashtu Lunar Lake vjen me bërthamat P dhe E të cilat kanë arkitekturë të re. Në aspektin e konektivitetit, çipet Lunar Lake kanë Wi-Fi 7, Bluetooth 5.4, PCIe Gen5 dhe Thunderbolt 4.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus TUF Gaming F15 15.6″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop 64GB, 2TB SSD, Core™ i9, Custom Build

289,990 L
Kurseni: 25,000 L
- 5%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Custom Build, 64GB, 2TB SSD, Core™ i9

379,990 L
Kurseni: 20,000 L