Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Internet satelitor i Starlink poston shpejtësi rekord prej 600Mbps

Një përdorues në Reddit i cili së fundi mori terminalin e tij Starlink pasi u zhvendos të jetonte në një zonë rurale të Gjermanisë tregoi një shpejtësi marramendëse prej 500Mbps.

Internet satelitor i Starlink poston shpejtësi rekord prej 600Mbps

Interneti satelitor i Starlink i SpaceX vijon të çudisë njerëzit me shpejtësi shkarkimi shumë të larta në Gjermani.

Rrjeti satelitor i cili përbëhet nga mijëra satelitë u bë i njohur për shpejtësitë e tij të shkarkimit të cilat impresionuan krahasuar me internetin satelitor të deriatëhershëm.

Kjo sepse rrjeti i Starlink operon në orbitën e ulët të Tokës dhe është i pari implementuar komercialisht me miliona përdorues tashmë të regjistruar.

Një përdorues në Reddit i cili së fundi mori terminalin e tij Starlink pasi u zhvendos të jetonte në një zonë rurale të Gjermanisë tregoi një shpejtësi marramendëse prej 500Mbps.

Edhe përdorues të tjerë në këtë vend kanë raportuar të dhëna të ngjashme. Në mesin e ditës shpejtësia bie në 250Mbps por këto shifra janë më të ulëta sesa rekordi i postuar ndonjëherë në një prej qyteteve Gjermane me popullsi të lartë si Mynihu duke regjistruar 649Mbps.

Rezultati i parë që postoi përdoruesi i Reddit DankSquared2 ishte 562Mbps ndërsa i dyti 638Mbps.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: