Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Interneti satelitor i Starlink sjell portabilitetin

Në SHBA portabiliteti ju kushton konsumatorëve 25 dollarë më shumë mbi tarifën aktuale. Gjithashtu hardueri kushton 599 dollarë.

Interneti satelitor i Starlink sjell portabilitetin

Ata që adhurojnë të shpenzojnë kohën e tyre në udhëtime fundjave apo kampingje, tani kanë një mënyrë të re për të aksesuar internetin për sa kohë nuk e kanë bezdi të marrin pas vetes një terminal Starlink dhe të paguajnë 135 dollarë në muaj.

Një funksionalitet i ri quajtur Portability ju mundëson përdoruesve të internetit të Starlink ta përdorin atë edhe kur janë larg shtëpisë.

Në SHBA portabiliteti ju kushton konsumatorëve 25 dollarë më shumë mbi tarifën aktuale. Gjithashtu hardueri kushton 599 dollarë.

Përtej kostove ka edhe disa kufizime tek portabiliteti. Konkretisht funksionon vetëm në një kontinent dhe nëse një konsumator udhëton nga SHBA-ja drejt Evropës nuk do të funksionojë.

Gjithashtu përdorimi i Starlink për më shumë se 2 muaj në një vend kërkon ndryshimin e adresës së regjistruar. Gjithsesi funksionaliteti mund tu japë përdoruesve më shumë fleksibilitet. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 25%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Blackview A100

17,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Bose QuietComfort 35 II Gaming Headset​

27,990 L
Kurseni: 7,000 L