Funksionaliteti tjetër madhor është lançimi i opsionit për shkarkimin e aplikacioneve iOS nga uebi në Bashkimin Europian.
Apple lançoi iOS 17.5 ditën e sotme i cili sjell disa përditësime, përfshirë mbështetjen për sistemin e paralajmërimit për gjurmuesit Bluetooth të padëshirueshëm të cilin e ka ndërtuar në bashkëpunim me Google.
Funksionaliteti tjetër madhor është lançimi i opsionit për shkarkimin e aplikacioneve iOS nga uebi në Bashkimin Europian.
Ky është një funksion që Apple e ka zhvilluar në përgjigje të Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE-së. Zhvilluesit të cilët duan të lejojnë përdoruesit të shkarkojnë aplikacione iOS nga uebsajtet e tyre, duhet të pranojnë kushtet e reja të App Store, që do të thotë se duhet të paguajnë një tarifë për çdo shkarkim nga përdoruesit pasi kalojnë një limit të caktuar.
Gjithashtu duhet të kenë një llogari zhvilluesi i cili nuk ka shkelje dhe aplikacioni duhet të ketë më shumë se 1 milionë instalime në BE përgjatë vitit të fundit.
Tjetër opsion i ri në iOS 17.5 është Repair State ku përdoruesit e iPhone nuk kanë më nevojë të çaktivizojnë Find My kur dërgojnë iPhone e tyre për riparim.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë