Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

iOS 17 nuk do të braktisë iPhone që solli revolucion në dizajn

Për shembull me iOS 15 Apple ruajti përshtatshmërinë për të gjitha pajisjet që kishin instaluar iOS 14 edhe pse disa funksionalitete nuk ishin plotësisht të disponueshme.

iOS 17 nuk do të braktisë iPhone që solli revolucion në dizajn

Sistemi operativ iOS 17 i Apple do të jetë i disponueshëm për të gjithë modelet iPhone që kanë arritur të instalojnë iOS 16.

Ditën e Marte u raportua nga MacRummors se iOS 17 do të largonte mbështetjen për iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X ndërsa iPadOS 17 për gjeneratën e parë 9.7-inç dhe 12.9-inç të iPad Pro dhe gjeneratën e pesë të iPad.

Megjithatë një raport i dytë nga publikimi thotë se informacioni i rrjedhur ditën e djeshme nga një tjetër burim thjeshtë nuk është i vërtetë.

Nëse pretendimet janë të vërteta, nuk do të ishte hera e parë që Apple vendos të ruajë listën e pajisjeve të përshtatshme me një gjeneratë të re iOS.

Për shembull me iOS 15 Apple ruajti përshtatshmërinë për të gjitha pajisjet që kishin instaluar iOS 14 edhe pse disa funksionalitete nuk ishin plotësisht të disponueshme.

Me iOS 16 Apple largoi mbështetjen për disa pajisje të vjetra si iPhone SE, iPhone 6S, iPhone 6S Plus, iPod Touch dhe iPhone 7 e 7 Plus. Raportimi i ditës së djeshme nuk është i pari që thotë se Apple do të largonte mbështetjen për iPhone 8/8 Plus dhe iPhone X me iOS 17.

Këto smartfonë tashmë kanë 5 vite në qarkullim, përafërsisht afati kur Apple tërheq mbështetjen për një gjeneratës. Por duhet të presim deri më 5 Qershor në WWDC për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.

Copyright: © PCWorld Albania