Ditën e Hënë në evenimentin Glowtime, Apple tha se përditësimi i ri i softuerit për iPhone do të mbërrijë më 16 Shtator.
Apple Intelligence mund të ketë marrë vëmendjen e madhe në evenimentin e djeshëm të iPhone, por iOS 18 do të ofrojë më tepër sesa kaq.
Ditën e Hënë në evenimentin Glowtime, Apple tha se përditësimi i ri i softuerit për iPhone do të mbërrijë më 16 Shtator.
iOS sjell disa përditësime estetike që vihen re siç është mundësia për të vendosur ikonat ku të dëshironi në ekran apo të lini hapësira boshe. Gjithashtu mund të ndryshoni ngjyrën e ikonave e madje ti bëni më të mëdha. Kur përdorni Siri tashmë, skajet e iPhone do të ndriçohen.
Qendra e kontrollit ka një ndërfaqe me shumë faqe dhe opsionet për përshtatjen apo shtimin e kontrolleve të aplikacioneve të palëve të treta. Gjithashtu mund të zëvendësoni butonat Flightlight dhe Camera në ekranin e kyçjes.
Përditësimi sjell një aplikacion të dedikuar për fjalëkalimet dhe një ridizajnim të aplikacionit Photos. Ky i fundit heq shiritin dhe tabet në fund të ekranit për të adoptuar pamje me një faqe. Aplikacioni nxjerr herë pas here foto të vjetra në formë karuseli.
Aplikacioni i thirrjeve merr një përditësim masiv që ju lejon të kërkoni nëpër historikun e telefonatave dhe kontaktet. Në aplikacionin Messages, tani mund të planifikoni mesazhe për më vonë.
Përditësimin iOS 18 mund ta instaloni nëse keni një iPhone XR apo më të ri ose një iPhone SE gjenerata e dytë ose më të ri.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë