Nëse Kuo ka të drejtë, do të thotë se modelet më të vogla iPhone 17 Pro, dhe modeli bazë iPhone 17 do të kenë 8GB RAM, po aq sa linja iPhone 16 këtë vit.
Një ditë pasi një burim Kinez tha në rrjetin social Weibo se linja iPhone 17 në 2025 mund të shohë një kalim në 12GB RAM, analisti i mirënjohur Ming-Chi Ku tha se 12GB RAM do të ofrohen vetëm për modelin iPhone 17 Pro Max.
Nëse Kuo ka të drejtë, do të thotë se modelet më të vogla iPhone 17 Pro, dhe modeli bazë iPhone 17 do të kenë 8GB RAM, po aq sa linja iPhone 16 këtë vit.
Gjenerata e katërt e iPhone SE që pritet të debutojë në fillim të 2025, gjithashtu do të mbajë 8GB RAM. Sasia e memories në pajisje Apple ka marrë vëmendje të veçantë kohët e fundit ndërsa kompania gjykon që 8GB RAM janë minimumi i nevojshëm për funksionimin e Apple Intelligence.
iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus kanë vetëm 6GB RAM. Ndërsa një lëvizje në 8GB RAM do ti mundësojë të gjitha modeleve të reja iPhone 16 operojnë Apple Intelligence, një rritje në 12GB RAM do ti hapte rrugë funksionaliteteve AI akoma më të fuqishme.
Por siç duket Apple do ta aplikojë vetëm për modelin e saj më të kushtueshëm. Krahas 12GB RAM iPhone 17 Pro Max sipas Kuo ka një sistem ekskluziv ftohjeje duke kombinuar teknologjinë e dhomave të avullimit me shtresat prej grafiti.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë