Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

iPhone i mbijeton rënies nga avioni në një lartësi prej 5km

Telefoni ra nga avioni i cili u dekompresua pak minuta pas shkëputjes nga toka dhe shkëputi derën e emergjencës.

iPhone i mbijeton rënies nga avioni në një lartësi prej 5km

Një dizajner video lojërash i quajtur Sean Bates gjeti një iPhone në një shkurre ditën e Dielë që kishte rënë nga fluturimi 1282 i Alaska Airlines.

Gjatë fluturimit, dera e emergjencës së avionit Boeing 737 Max 9 u shkëput duke detyruar të bënte ulje urgjente. Telefoni i rënë prej avionit ishte i padëmtuar edhe pse së bashku me të ishte kabulli i karikimit.

Bates postoi fotot e telefonit duke treguar edhe ekranin së bashku me një e-mail të rezervimit.

Telefoni ra nga avioni i cili u dekompresua pak minuta pas shkëputjes nga toka në lartësinë prej 4.8km dhe shkëputi derën e emergjencës.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA konfirmoi ditën e Dielë se dy telefonë u rikuperuan pasi ranë nga Boeing 737 Max 9. Por si mbijetoi telefonin?

Wired shpjegonte se kur një objekt është duke rënë, arrin shpejtësinë maksimale deri në pikën që rezistenca e ajrit kundërvepron me gravitetin.

Gjithashtu vendi ku bie luan një rol të madh ku një hapësirë e rrethuar me pemë redukon forcën e impaktit më tepër sesa betoni.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L