Sipas medias pajisja kishte një emër të koduar që përdorej së brendshme, V68, duke lënë të kuptohet se ka kaluar fazën e konceptim dhe është në zhvillim brenda zinxhirit furnizues të kompanisë.
Apple vijon të punojë me iPhone e saj me ekran me palosje dhe mund të vijë në 2026 sipas një raporti të The Information.
Telefoni do të paloset horizontalisht, ngjashëm me stilin guackë të implementuar nga Samsung në modelet Galaxy Z Flip.
Në Shkurt The Information raportoi se Apple ishte në fazat e para të zhvillimit të dy prototipeve iPhone me ekran me palosje.
Sipas medias pajisja kishte një emër të koduar që përdorej së brendshme, V68, duke lënë të kuptohet se ka kaluar fazën e konceptim dhe është në zhvillim brenda zinxhirit furnizues të kompanisë.
Raportohet se Apple ende po punon për të adresuar rrudhjen që krijon paneli në boshtin e palosjes ndërsa përpiqet gjithashtu ta bëjë smartfonin më të hollë.
Përveç punës me një telefon të tillë, Apple po përgatitet që vitin e ardhshëm që të implementojë hapjen e përmirësuar mekanike të sensorëve të kamerës duke ju dhënë mundësi përdoruesve të krijojnë imazhe me efekte thellësie.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë