Samsung thotë se përditësimi i Korrikut përmban 33 rregullime për dobësie sigurie që i përkasin Samsung dhe 25 që i përkasin vetë Android.
Ndërsa dikur ishte një prej kompanive që neglizhonte me përditësimet, Samsung sot është një prej prodhuesve Android më konsistent me përditësimet e shpeshta.
Në vazhdën përditësimeve mujore që gjiganti Korean dërgon tek pajisjet e saj, më i fundit është përditësimi i muajit Korrik.
Kjo kategori përditësimesh është kryesisht e përqendruar tek ato të sigurisë. Nuk vihet re asnjë funksionalitet i ri për mbarë linjën Galaxy edhe pse disa modele specifike do të marrin One UI 6.1.1 krahas këtij përditësimi.
Samsung thotë se përditësimi i Korrikut përmban 33 rregullime për dobësie sigurie që i përkasin Samsung dhe 25 që i përkasin vetë Android.
Deri në këtë moment lista e smartfonëve që po marrin përditësimin në disa rajone është:
Përtej smartfonëve Samsung po dërgon përditësimin edhe në disa tabletë Galaxy. Për të kontrolluar nëse është bërë i disponueshëm për ju, atëherë navigoni në Settings > Software Update > Download and install.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë