Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Ja sesi të mbani nën kontroll temperaturën e procesorit

Në këtë artikull ju tregojmë sesi të kontrolloni temperaturën e procesorit të kompjuterit, cila është temperatura ideale dhe mënyra sesi të ulni temperaturën kur është e nevojshme.

Të dish sesi të kontrollosh temperaturën e procesorit është shumë e rëndësishëm për të mësuar nëse kompjuteri juaj po mbinxehet.

Nxehtësia e lartë mund të shkatërrojë shumë komponentë brenda kompjuterit tuaj prandaj është jetike që këto probleme të identifikohen përpara se tu kushtojnë kohë e para.

Në këtë artikull ju tregojmë sesi të kontrolloni temperaturën e procesorit të kompjuterit, cila është temperatura ideale dhe mënyra sesi të ulni temperaturën kur është e nevojshme.

Ja sesi të kontrolloni temperaturën e procesorit

Windows nuk ka një mënyrë për të monitoruar temperaturën e procesorit. Mund ta kontrolloni duke shkuar në BIOS/UEFI e kompjuterit por nuk është një mënyrë efikase dhe nuk ju informon në kohë reale për temperaturën.

Për këtë arsye duhet të instaloni një aplikacion për monitorimi e temperaturës. Ka disa dhe prej kohësh kemi përdorur HW Monitor por së fundi kemi gjetur aplikacioni e duhur Core Temp i cili është i thjeshtë dhe zë pak hapësirë.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në këtë uebsajt dhe instalimi është i njëjti si me çdo aplikacion tjetër. Në hapësirën Select Additional Tasks sigurohuni që të hiqni opsionin Build your kingdom with Goodgame Empire në mënyrë që të mos instaloni mbeturina.

Sapo ta instaloni mjafton ta hapni aplikacionin dhe të shikoni temperaturën e procesorit. Në fund të panelit shikoni temperaturën për çdo bërthamë individuale. Mund të shikoni temperaturën maksimale të arritur dhe atë minimale.

Vështroni vazhdimisht edhe statistikat në seksionin Load për të parë sa përqind e procesorit po përdoret. Nëse temperatura e procesorit është e lartë dhe ngakesa e ulët atëherë kemi një problem.

TJ Max tregon temperaturën maksimale të procesorit ndërsa është funksional. Nëse arrihet kjo temperaturë atëherë procesori mund të fikë sistemin për të shmangur dëmin. Duke përdorur kompjuterin në këtë temperaturë për një periudhë të gjatë padyshim do të dëmtohet.

Cila është temperatura ideale e procesorit?

Nuk ka një temperaturë ideale sepse kushtet ndryshojnë. Temperatura e dhomës mund të ndikojë në temperaturën e procesorit ashtu si edhe mënyra e përdorimit të kompjuterit apo vjetërsia e tij.

Në terësi duhet të ndiqni këto udhëzime:

  • Nën 60 gradë celsius është normale.
  • Mes 60 deri në 70 gradë celsius është e pranueshme por duhet të konsideroni pastrimin e kompjuterit nga pluhura dhe të siguroni qarkullim ajri për të parandaluar rritjen e temperaturës.
  • Mes 70 deri në 80 gradë celsius është temperaturë e lartë nëse nuk e keni rritur frekuencën e procesorit manualisht apo jeni duke luajtur një lojë intensive.
  • Mes 80 deri në 90 gradë celsius do të dëmtohet
  • Mbi 90 gradë duhet të fikni kompjuterin sa më parë të jetë e mundur

Ja sesi të reduktoni temperaturën e procesorit

Pastroni kompjuterin. Një prej shkaktarëve kryesorë të nxehtësisë është pluhurit dhe temperatura brenda sistemit. Pluhuri në ventilatorë bllokon qarkullimin e ajrit dhe e bën punën e tyre më të vështirë.

Nëse keni një desktop është e thjeshtë ta pastroni por me laptop duhet të tregoni kujdes dhe pse jo ta dërgoni tek një teknik.

Siguroni ajrim të mirë. Me pastrimi e pluhurit duhet të siguroheni se kompjuteri juaj ka ajrim të mirë. Nëse po përdorin një laptop mos e lini në një vend ku bllokohet ventilatori. Në desktop ventilatorët duhet të kenë hapësirë për të funksionuar siç duhet. Disa kabllo duhet të sistemohen për të përmirësuar qarkullimin e ajrit.

Ndryshoni harduerin. Nganjëherë përdorimi i ventilatorit standard të procesorit nuk mjafton për ta mbajtur të ftohur. Duhet të përdorni sisteme më të fuqishme ventilimit për të mbajtur temperatutën poshtë. Gjithashtu pasta termike e aplikuar në procesor mund të degradojë me kalimin e kohës duke bërë që procesori të arrijë temperatura më të larta. Riaplikimi i pastës termike është një prej rekomandimeve tona kryesor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: